Nëna e vajzës së mitur që u dhunua nga babai 27-vjeçar, i cili dyshohet se ka abuzuar me të ka folur për ngjarjen e rëndë që tronditi opinionin publik.
Vajza 6-vjeçare ndodhet në gjendje të rëndë psikologjike dhe fizike ndërsa nuk pranon të flasë me askënd. Nëna rrëfen se mjekët nuk i kanë dhënë shpresë ndërsa të gjitha vizitat bëhen pa praninë e saj. E mitura nuk flet as në praninë e psikologes dhe kërkon që të flejë gjumë në mënyrë që të shmangë komunikimin me të.
Sa i përket babait të vajzës, për të cilin u dha sot masa e sigurisë “arrest me burg”, nëna tha: “Jo vetëm të dënohet por të digjet para të gjithë njerëzve.”
Rrëfimi i nënës
“Gjendja e vajzës është shumë keq. Nuk më kanë dhënë shpresë mjekët. Ajo flet për të folur. Lëviz. Ka nisur pak që të ushqehet. Nuk kam arritur që të flas shumë më të se bëhet agresive. Gjendja psikologjike dhe shëndetësore është e rëndë. Mjekët thonë se ka shumë probleme nga organet e brendshme dhe s’të japim shpesë, deri në minutën që të nxjerrim nga spitali. S’më kanë dhënë detaje.
Çdo vizitë bëhet pa praninë time. S’më kanë lejuar që të rri në dhomë kur bëjnë konsultën mjekët. Më kanë thënë që ka plasaritje të mushkërisë, pankreasin, shpretkën dhe probleme me zorrët. Aty ka qenë policia, më ka marrë deklaratat vazhdimit, ka qenë shërbimi social që më ka sjell ca ndihma për vajzën. Ka qenë dhe psikologia e spitalit.
Nuk kam qenë prezent kur kanë folur me vajzën. Psikologia thotë se vajza është në gjendje të vështirë, do kohë që të marrë veten. Ajo gjen pretekst që të flejë gjumë dhe nuk do që të flasë. S’kam pasur komunikim me asnjë psikolog. Kam menduar vetëm për vajzën, jo për vete”, tha nëna në emisionin “Me zemër të hapur”.
Ndërkohë sot në emisionin “Shqipëria Live”, gjyshi dhe gjyshja e 6-vjeçares, prindërit e Rajmond Kunorës, tha një zë se e gjithë kjo është një farsë dhe manipulim, sipas tyre e krijuar nga gruaja e 27-vjeçarit dhe fisi i saj.
Gjyshi i 6 vjeçares: Nuk jemi të bindur, duhet të jetë një montazh manipulim, nuk e besoj kurrë, mund të jetë gruaja e tij me fisin e vet pas kësaj. Nëse vërtetohet se ai e ka prekur vajzën ashtu , djali s’do do të jetë djali im.