Sot qindra mijëra shqiptarë ndodhen në Gjermani, por kjo ‘traditë’ kishte filluar 27 vjet më parë.
27 vite më parë, më 13 korrik 1990, rreth 5000 shqiptarë filluan eksodin e parë drejt Perëndimit, pasi mësynë në ambasadat perëndimore në Tiranë, më herët atë muaj, të dëshpëruar për t’ia mbathur nga regjimi brutal komunist, raporton “BIRN”.
Ngjarjet e atij muaji jo vetëm shokuan establishmentin, por shënuan fillimin e asaj që u bë një eksod i vazhdueshëm që atëherë, teksa shumë shqiptarë vazhdojnë të jenë në kërkim të një jete më të mirë, përcjell albinfo.ch.
Tashmë vendet Perëndimore janë të ‘pushtuara’ nga shqiptarët, derisa diaspora shqiptare vazhdon të kontribuojë në Shqipëri e Kosovë.