276 raste të reja me virusin Korona në 24 orët e fundit

Ministria e Shëndetësisë njofton se gjatë 24 orëve të fundit në mbarë vendin nga 2.720 teste të kryera janë regjistruar 276 raste të reja me virusin korona, 130 raste janë regjistruar vetëm në Shkup. Autoritetet shëndetësore njoftojnë se janë regjistruar edhe 249 pacientë të shëruar. Nndërkaq në raportin e sotëm janë regjistruar edhe pesë viktima. Që nga fillimi i pandemisë, në vendin tonë janë regjistruar gjithsej 217.301, raste, prej të cilëve 203.574 janë shëruar, kurse 7.641 kanë ndërruar jetë. Aktualisht vendi numëron 6.086 raste aktive me Covid-19.

– Advertisements –


më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme