29-vjeçari sulmon dy gra me çekiç përballë stacionit të trenit, ishte nën efektin e drogës!

Dy gra të moshës 28 dhe 38 vjeç u sulmuan në rrugë pasditen e së dielës në Garbagnate Milanese, në Piazza Ambrogio Allievi. Personi që i sulmoi përdori një çekiç emergjence që zakonisht gjendet në mjetet e transportit publik.

Karabinierët kanë ndërhyrë menjëherë dhe më pas kanë ndaluar një 29-vjeçar, tashmë të njohur për problemet e varësisë nga droga. Autori u dërgua në repartin e psikiatrisë.

38-vjeçarja e goditur në kokë është në gjendje më të rëndë. Ajo u transportua në spitalin Niguarda në Milano, por gjithsesi kushtet e saj nuk janë shqetësuese. Nga ana tjetër, 28-vjeçarja është trajtuar në spitalin Garbagnate dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Në vendngjarje, rreth orës 17:45, ekipet e shpëtimit dhe karabinierët e kompanisë Rho kanë rindërtuar ngjarjen. Sipas policisë, në 29-vjeçar italian ka sulmuar dy femrat në zonën përballë stacionit të trenit.

Banues në Legnano dhe i droguar, 29-vjeçari tashmë ishte nën trajtim në repartin e Psikiatrisë të spitalit Garbagnate Milanese. Ai dyshohet se sulmoi kalimtarët pa ndonjë arsye të dukshme duke përdorur një çekiç që thyente xhama./GSH

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme