3 foshnja të vdekura dhe 2 të tjerë vdiqën nga sëmundjet infektive – a numërohen edhe këto “suksese” të ministrit Taravari?

Prej se është vënë në krye të ministrisë së shëndetësisë, ministri nga radhët e Lr – PDSH, tani e tuje Aleanca për Shqiptarët, Arben Taravari është munduar të paraqesë sukseset të cilat i ka shënuar kjo ministri që prej se udhëhiqet nga ai.

Megjithatë, jo shumë kohë më parë nga një sëmundje e rëndë infektive, brenda dy ditësh kanë ndërruar jetë dy persona nga fshati Simnicë i Gostivarit. Viktimat 24 dhe 50 vjeç, të cilët kanë qenë babë e bir, nga spitali i Gostivarit në Klinikën e Shkupit arritën me simptome të temperaturës së lartë dhe diarre. Viktima 24 vjeçar ka ndërruar jetë pak orë pasi është sjellë për mjekim në Shkup kurse prindi i tij ka qenë i shtruar në spital tre ditë para se të ndërronte jetë.

Opinioni do të tronditej nga vdekja e tre foshnjeve, ndërsa familja u shokua nga ky lajm dhe drejtuan akuza të rënda në adresë së ministrisë e cila drejtohet nga Taravari. Përkundër shpjegimeve të Ministrisë së Shëndetësisë, familjarët pretendojnë se Taravari gënjën dhe përkujdeset për imazhin e insitutcionit të cilin e drejton. Viktimat që të gjitha i përkasin nacionalitetit shqiptar./Sakte.net

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme