Gjykata e Apelit e Kosovës ka kthyer në rigjykim çështjen ndaj ish-deputetit të LDK-së Naser Osmanit dhe dikur këshilltarit të ish-kryeministrit në ekzil Bujar Bukoshi, Atdhe Gashit, të dënuar vitin e kaluar për shpërdorim të Fondit të 3-përqindëshit.
Me aktgjykimin e ankimuar, të akuzuarit janë shpallur fajtorë, për shkak të veprës penale shpërdorimi, dhe ndaj të akuzuarve secilit veç e veç, është shqiptuar me dënimi me burgim në kohëzgjatje prej nga tre vjet. Ata ishin detyruar që buxhetit të Kosovës t’ia kthenin shumën prej 150 mijë eurove.
Ndryshe, Fondi 3 për qind ishte formuar nga kontributet e bashkatdhetarëve kosovarë, me qëllim të organizimit të jetës institucionale në Kosovë gjatë viteve të nëntëdhjeta, mjete këto të menaxhuara nga ish-kryeministri i Kosovës në ekzil, Bujar Bukoshi.