Tridhjetë ditë paraburgim do t`i vuajnë Ragip Sallova e Sabit Berisha, të cilët u arrestuan dy ditë më parë nga Policia e Kosovës.
Gjykata Themelore e Prishtinës, të premten, e ka miratuar kërkesën e Prokurorisë Speciale të Kosovës për caktimin e masës së paraburgimit, shkruan sot Koha Ditore.
Ata po dyshohen se janë anëtarë të organizatës “Syri i popullit”. Pos tyre, të enjten, janë arrestuar edhe dy persona të tjerë, Halim Halimi e Bajrush Konjusha, mirëpo pas marrjes në pyetje, ata po mbrohen në liri.
Të katërtët po hetohen për përgatitje për vrasjen e përfaqësuesve të lartë të Kosovës…(Më gjerësisht lexoni sot në Koha Ditore)