30 ditë paraburgim për sulmuesin e Todorovit

30 ditë paraburgim i është shqiptuar gjyshit të Tamarës, Lupço Stojanovski i cili dyshohet për tentativë për vrasje të ish Ministrit të Shëndetësisë Nikolla Todorov. Gjatë seancës në Gjykatën Penale në tri raste kanë intervenuar edhe ekipet e ndihmës së shpejtë pasi që i akuzuari nuk ishte në gjendje të qëndrueshme. Avokati I të akuzuarit ka thënë se klienti I tij nuk ka qenë në gjendje të flasë për atë shkak edhe është mbrojtur në heshtje.

Personi ka çrregullime mjekësore , gjendja e tij shëndetësore është përkeqësuar edhe më shumë pas vdekjes së mbesës së tij Tamarës. Kërkuam gjë gjykata ta merr parasysh edhe këtë fakt para se të vendos për paraburgim. Gjithashtu nuk ka qenë i dënuar. Është familjar dhe është baba i tre fëmijëve. Do të ankohemi për shqiptimin e masës për paraburgim. Ne do të kërkojmë ndonjë ndalesë më të ulët pasi që gjendja psikike e të akuzuarit nuk është e mirë dhe mendoj se me shqiptimin e masës paraburgim do të përkeqësohet edhe më shumë gjendja e tij. Nëse ekzistojnë mundësi për masa më të ulëta, do të kërkojmë nga gjykata që të shqiptohet masa për burg shtëpiak – deklaroi avokatja Pavlina Zefiq.

E ndërkohë kanë reaguar edhe nga Vmro Dpmne-ja të cilët thonë se tentative për vrasje ndaj Todorovit ishte kulmi i sjelljes destruktive të LSD-së.

Sulmin ndaj Ish ministrit Nikolla Todorov, gjyshi i Tamarës e kreu gjatë momentit kur pritej që Todorov të dorëzoj postin e ministrit. Sulmuesi ka shtënë tre herë në drejtim të Todorovit por për fat asnjë nga plumbat e shkrepura nuk përfundoi në ish Ministrin e Shëndetësisë por as në ndonjë nga personat që ndodheshin prezent në ambientet e Ministrisë së Shëndetësisë.

Alsat-M

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme