30% e buxhetit të Kosovës mbushet nga nafta

Derivatet janë kontribueset më të mëdha të buxhetit të Kosovës.

Arka e shtetit, sipas zyrtarëve të Doganës së Kosovës më së shumti mbushet nga derivatet.

Ato kontribuojnë në buxhet me 30 për qind apo rreth 300 milionë euro në vit.

Gjatë prezantimit të raportit tremujor të Doganës para Komisionit për Buxhet dhe Financa kreu i këtij institucioni Bahri Berisha njoftoi se derivatet janë kontribuues strategjik në buxhetin e vendit.

“Derivatet janë një kategori kryesore atë që e shohim ne primare dhe strategjike që e mbush buxhetin e Kosovës në baza vjetore është dikund rreth 30 për qind, ose shifra nominale mbi 300 milionë euro. Kjo është treguesi kryesor që edhe këtë vit ka rritje shumë të kësaj kategorie në një mënyrë përkthehet në import më të madh dhe në të hyra më shumë në buxhetin e Kosovës”, tha Berisha.

Gazeta Jeta në Kosovë shkroi dy vjet më parë për tolerimin e bizneseve të derivateve që operonin të pafiskalizuara.

Edhe Besa Gaxherri deputetja në Kuvendin e Kosovës u ankua në prill të këtij viti se nuk i japin kuponë fiskalë kur blen derivate të naftës për makinën e saj.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme