30-vjeçari pretendon se është djali i Bill Clinton-it: Dua atësinë

Danney Williams është 30 vjeç dhe pretendon se është djali biologjik i ish-presidentit amerikan, Bill Clinton.

Ai ngul këmbë se ka ardhur në jetë nga marrëdhënie e Clintonit me nënën e tij, në atë kohë prostitutë dhe kërkon të njihet si djali i tij.

Danney ka hapuar faqe në Facebook me emrin “Danney Ëilliams-Clinton”, në përpjekje për të fituar vëmendjen e ish-presidentit.

Pretendimet e Danney-it nuk janë të reja për shtypin amerikan, por as nuk janë hedhur poshtë pavarësisht një testi ADN-je.

Zërat për atësinë e Danney-t nisën menjëherë pas vitit 1985, kur Clinton ishte guvernator i Arkansasit. E ëma, Bobi, thotë se Clinton ka qenë klienti i saj i vetëm i bardhë në atë kohë.

Në vitin 1999, revista “Star” financoi një analizë ADN-je, e cila doli në përfundimin se Danney nuk mund të ishte djali i Clintonit. Por në lidhje me vërtetësinë e kësaj analize ka shumë pikëpyetje.

Pretendimet e Danneyt fituan vëmendje ndërkombëtare në vitin 1992, kur guvernatori i Arkansasit kandidonte për president, transmeton shekulli.

Me sa duket nuk është i rastit fakti që ato ringrihen sërish në kohën kur për këtë post kandidon gruaja e ish-presidentit, Hillary Clinton.