Serbët, që u transportuan të premten nga kompani të Kosovës për në tubimin e Aleksandër Vuçiçit në Serbi, kanë fyer dhe kanë provokuar shoferët shqiptarë.
Në një video të siguruar nga KosovaPress, serbët, të cilët mbështesin presidentin e Serbisë, dëgjohen teksa provokojnë me fjalët “Kosova është Serbi”.
-Nga je?
-Nga Serbia, Kosova tokë serbe, rroftë Kosova, rroftë Serbia, Kosova tokë serbe, Perandori Dushan, Djuraç Kastriot – serb, Djuraç Kastriot, rroftë Djuraç Kastrioti, serbi Djuraç Kastrioti. Rroftë Serbia, rroftë Serbia, Kosova është serbe.
© SYRI.net