34 të punësuar në Ansamblin e Këngëve dhe Valleve Shqipe mbeten në rrugë, i përfundoi kontrata para zgjedhjeve, drejtori Tolaj ja si arsyetohet

Ansambli i Këngëve dhe Valleve Shqipe në Maqedoninë e Veriut më shumë se pesë vite ka funksionuar me thuajse shumicën e të punësuarëve me kontrata të përkohshme dhe jo punësime të përhershme. Kjo ishte mbajtur në heshtje brenda institucionit dhe asnjëherë nuk ishte shprehur si shqetësim publik, përcjell INA.

Por tani, 34 punëtorëve me status të tillë i kanë skaduar kontratat muajin e kaluar, sepse ashtu ishin lënë.  Nga drejtoria e Ansamblit thonë se pëlqimi për punësime në 2024 ishte marrë, por konkursi nuk ka mundur të zhvillohet në fillimit të vitit për shkak të afateve kohore të zgjedhjeve.

Më pas gjithçka ka përfunduar keq për ta, sepse Ministria e re e Financave kishte ndërprerë përkohësisht të gjitha konkurset e shpallura nga qeverisja e kaluar në periudhën parazgjedhore.

Të punësuarit tashmë të mbetur në rrugë pas pesë viteve dhe ata kërkojnë kthimin në punë, duke kërkuar llogari edhe nga drejtori i këtij institucioni, Shkodran Tolaj.

Ky i fundit ka shpërndarë reagimin që mban vulën e Ansamblit dhe ku shprehen arsyetimet se pse 34 artistë të këtij ansambli janë sjellë në këtë situatë.

“E kuptojmë shqetësimin e ish të punësuarve të Ansamblit shqiptar të cilët kanë dhënë kontribut pesë vjeçar në institucion, por nuk e kuptojmë kur të njëjtët të mirë informuar nga instancat më të larta të Ministrisë së Kulturës, tentojnë që të hedhin fajin në institucion duke bërë fajtor kujdestar drejtuesin e tij, i cili nuk i bën dhe cakton ligjet por është i obliguar që ti respektojë ato! Që të mos krijohet huti dhe mjegull në opinion për pikë politike ditore sqarojmë se: të gjithë të punësuarit në Ansamblin shqiptar kanë nënshkruar kontrata pesë vjeçare ( nga 10.07.2019-10.07.2024 në kohën e ish drejtorit- ushtrues detyre Jeton Pustina). Punonjësit kanë qenë të informuar se sipas ligjit për kulturë duhet të rikonkurojnë, të ri-hynë në audicion për tu ri-punësuar në institucion ku të drejtë konkurrimi ka çdo qytetar i Republikës së Maqedonisë së Veriut që mendon se plotëson kushtet!”, thuhet në reagimin e Ansamblit.

Më tej thuhet se  “pas krijimit të Qeverisë, është përgatitur konkursi por me vendim të qeverisë së re janë anuluar vendimet e Ministrisë së Financave për punësime në të gjitha institucionet shtetërore!

“Si rezultat i këtij vendimi nuk është e mundur që të shpallet konkurs për punësim në ansambël pa marrë ri-pëlqim nga Ministria e Financave! Kërkesa për të rimarrë pëlqim është bërë një muaj më parë, është kërkuar reagim urgjent nga Ministria e Kulturës për këtë problematikë në rrugë zyrtare nga ana e drejtorit të ansamblit, por deri tani s’ka përgjigje andaj përgjegjësia mbetet tek Qeveria aktuale e Republikës së Maqedonisë së Veriut. Kjo është e vërteta rreth kësaj problematike andaj shpresojmë të zgjidhet sa më parë! Mbetemi të përkushtuar që të jemi pjesë e çdo aktiviteti që kërkohet nga ne, sikurse ky i 2 gushtit nga Qeveria, por dhe në hapjen sa më të shpejtë të konkursit në Ansamblin Nacional shqiptar që puna të vazhdojë me të njëjtin intensitet dhe sukses si deri më sot”,thonë nga Ansambli.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme