34-vjeçarja humbi jetën pas abortit në Elbasan, mjekët akuzohen për neglizhencë në trajtimin mjekësor

Një 34-vjeçare ka ndërruar jetë pasi ka pësuar komplikime pas abortit që ka kryer, ndërsa dy mjekë janë nën hetim për neglizhencë në trajtimin mjekësor.

Etleva Çullhaj (viktima) ditën e djeshme është paraqitur në Maternitetin e Elbasanit ku ka kryer një procedurë aborti dhe më pas është larguar në banesë.

Rreth orës 18:00 të së njëjtës ditë, sipas policisë, dyshohet se për shkak të komplikimeve të gjendjes shëndetësore, ajo ka njoftuar ambulancën. Më pas ajo ka ndërruar jetë në spital.

Oficerët e Policisë Gjyqësore të Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Elbasan kanë nisur hetimin dy mjekët, 56-vjeçari A. P. dhe 60-vjeçari B. Gj. Mbi ta rëndon vepra penale “Neglizhenca në trajtimin mjekësor”.

 

Top Channel

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme