348 ushtarët italianë që vdiqën nga rrezatimi i uraniumit në Kosovë

Më 13 dhjetor të vitit 2017 agjensia Italiane e lajmeve “ANSA”, raportoi se 348 ushtarë Italianë të KFOR-it që ishin në mision paqeruajtës në Kosovë kanë vdekur nga rrezatimi i uraniumit të varfëruar që nga koha e shërbimit të tyre në Kosovë e deri më tani.

Në këtë artikull për këtë raport shkruan se ushtarët e sëmurë që nga ajo kohë vdiqën nga sëmundjet e ndryshme malinje, duke përfshirë tumoret malinje, leukeminë dhe sëmundjet tjera të shkaktuara nga rrezatimi i uraniumit.

Raportimi për këto sëmundje u bë nga një komision i veçantë i formuar nga parlamenti italian i cili konstatoi se këto sëmundje ishin për këtë shkas, transmeton lajmi.net.

Në shumicën e viktimave të cilët pësuan pas shërbimit të tyre paqeruajtës, në ADN-të e bëra u gjet përbërje e lartë e metaleve të rënda.

Artikulli vazhdon tutje me faktet se në Kosovë gjatë luftës së fundit u hodhën rreth 31 mijë raketa me uranium të varfëruar vetëm nga forcat e NATO-s apo rreth 10 tonë, mirëpo sipas burimeve tjera, forcat e NATO-s gjatë kësaj periudhe hodhën mbi  50 mijë raketa me uranium në Kosovë.

Në hartat zyrtare të NATO-s figurojnë rreth 112 lokacione të cilat u  bombarduan me raketat e uraniumit.

Këto lokacione shënjojnë më së shumti në Prizren, Gjakovë dhe Pejë , mirëpo edhe në rajonin e Dragashit, transmeton lajmi.net.

Prezenca e uraniumit është ende aktive dhe nuk janë ndërmarr hapa për zgjidhjen e një çështje të tillë, shkruan ANSA.

Prezenca e uraniumit vërehet në ujë, ajër dhe në botën bimore, dhe kjo ka qenë arsyeja që kanë lindur foshnja me deformime 10 vjet pas mbarimit të bombardimeve. /Lajmi.net/

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme