FËMIJËT NË KOÇAN DHE TË SËMURËT NË TETOVË I DOGJI PAPËRGJEGJËSIA JONË!
Nga Kim Mehmeti
Po, ka raste kur fjalët e humbin kuptimin, kur dhembja shkon përtej asaj që mund ta thuash.
Në Koçan humbën jetën të rinjtë që duhej të ishin parajsa e prindërve të vet dhe e këtij vendi.
Dhe si gjithmonë, neve na bashkojnë vetëm tragjeditë dhe popullin që dënesë e ngushëllojnë ata që ndërtuan shtet ku të vetmet ngrehina të sigurta janë vilat e shtrenjta
të burrështetasve dhe politikanëve tanë.
Andaj mos pyetni si u ndez dikur spitali modular në Tetovë dhe tani diskoteka në Koçan, sepse ato i dogji mosguximi ynë qytetarë që t’i vërshojmë rrugët e Shkupit dhe t’i tërheqim zvarrë ata që na shohin si numra të pavlerë.
Dhe tani për tani le të jemi pjesë e dhembjes së atyre që kanë humbur të dashurit e vet si dhe le ta pyesim vetveten: sa jemi të gjithë ne fajtorë që kjo Maqedoni e vogël u bë ‘furrë’ e madhe ku digjen njerëz të gjallë! (Kim Mehmeti)/sakte.net

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme