Drejtori i Shëndetësisë në Komunën e Prishtinës, Arben Vitia ka falënderuar stafin e qendrave të mjekësisë familjare, të cilët kanë rritur vëllmin e punës dhe në këtë vit mesatarisht marrin shërbime 4.500 pacientë në ditë.
Vitia i cili përflitet edhe si kandidat i ardhshëm i Lëvizjes Vetëvendosje për kryetar të komunës së Prishtinës, ka dhënë një pasqyrë të shkurtër të rezultateve.
Nga raporti 6 mujor në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare:
-Rritje e numrit të vizitave dhe shërbimeve mbi 10%.
-Vetëm shërbimet në laborator 10.3% më shumë.
-Mesatarja e pacientevë në ditë rreth 4500.
-Referimi në institucione të tjera 15%.
Mbi të gjitha, edukim, promovim dhe punë e vazhdueshme vullnetare.
Rrespekt për stafin e Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare