4 mijë ushtarë amerikanë ‘zbarkojnë’ në Gjermani, Pentagoni: Mesazh për Putin!

Katër mijë ushtarë amerikanë kanë mbërritur në Gjermani në kuadër të rotacioneve të trupave të përhershme në Evropë, tha Pentagoni duke theksuar se qëllimi i manovrës është t’i dërgojë një mesazh tw qartw Rusisë.

Brigada e Divizionit të 3-të Këmbësorisë mbërriti në qytetin e Bremerhaven të dielën, së bashku me 2.400 pajisje ushtarake që përfshinin tanke, automjete të blinduara luftarake, artileri, kamionë dhe kontenierë, shkruan “CNN”.

“Rusia siç e dini vazhdon inkursionin e saj në Ukrainë dhe kjo është diçka që ka shqetësuar shumë prej aleatëve dhe partnerëve tanë”, ka thënë zëdhënësi i Pentagonit  Jeff Davis gazetarëve të hënën.

“Demonstrimi i angazhimit tonë për mbrojtjen e këtyre vendeve është një element i rëndësishëm i mbrojtjes sonë të përgjithshme kolektive në Evropë”, tha ai.

Pajisjet do të zhvendosen në Poloni, ku do të shpërndahen në  shtatë vende në Evropën Lindore për trajnim dhe ushtrime me aleatët evropianë.

 

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme