Ndonëse numri i shqiptarëve në botë përllogaritet të jetë nga 7 deri në 8 milionë, ata me sukses kanë arritur të udhëheqin me parlamentet e 4 shteteve të ndryshme.
Përpos dy parlamenteve shqiptare, të cilat udhëhiqen nga Gramoz Ruçi në Shqipëri dhe Kadri Veseli në Kosovë,tash së fundmi, Kryetari i ri i Asamblesë Kombëtare Turke u zgjodh Mustafa Shentop (Şentop), me prejardhje shqiptare.
Kohë më parë, në krye të parlamentit të Maqedonisë për herë të parë erdhi një shqiptar,Talat Xhaferi.