40 mijë euro dhe armë, arrestohet korçari brenda lokalit të tij

Policia e Korçës ka arrestuar një 54-vjeçar, pasi në lokal iu gjet një pistoletë dhe 40 mijë euro. “Nga informacione të siguruara në rrugë policore, si edhe nga kontrolli që shërbimet e Komisariatit të Policisë Korçë ushtruan në lokalin dhe më pas në banesën e tij, iu gjetën e sekuestruan në cilësinë e provës materiale, një armë zjarri tip pistoletë me mulli, me 6 fishekë luftarakë pa leje, si edhe rreth 40 000 Euro, sasi monetare kjo e pajustifikuar nga 54-vjeçari“, – thotë policia.

Arrestohet në flagrancë një shtetas, i cili posedonte armë zjarri, municion luftarak pa leje, si edhe një sasi të konsiderueshme eurosh të pajustifikuara.

Specialistët për Hetimin e Krimit Ekonomik Financiar, në Drejtorinë Vendore të Policisë Korçë bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit:

D.Ç., 54 vjeç, banues në fshatin Dishnicë, Korçë.

Nga informacione të siguruara në rrugë policore, si edhe nga kontrolli që shërbimet e Komisariatit të Policisë Korçë ushtruan në lokalin dhe më pas në banesën e tij, iu gjetën e sekuestruan në cilësinë e provës materiale, një armë zjarri tip pistoletë me mulli, me 6 fishekë luftarakë pa leje, si edhe rreth 40 000 Euro, sasi monetare kjo e pajustifikuar nga 54-vjeçari.

Shtetas D.Ç., dyshohet të ketë konsumuar elementë të veprave penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit” dhe “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë për veprime të mëtejshme.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme