43.82 për qind e qytetarëve kanë votuar sot

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve mbajti konferencën për media ku njoftoi lidhur me pjesëmarrjen në votime deri në orën 19:00 dhe për mbylljen e vendvotimeve.

Valdete Daka ka thënë se deri në orën 19:00, kur u mbyllën të gjitha vendvotimet, kanë dalë 43.82 për qind ose 809.637 qytetarë, krahasuar me Zgjedhjet Lokale në vitin 2013 që pati dalje më të madhe, 45.75 për qind.

Qendrat e votimit janë mbyllur në ora 19:00 dhe nga 1.890.952 qytetarë me të drejtë vote, kanë votuar 809.637 qytetarë.

Në gjithë Kosovën kanë qenë 899 qendra votimi, ku 1 milion e 890 mijë e 952 persona me të drejt vote kanë pasur mundësi të zgjedhin përfaqësuesit e tyre lokal.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme