Një 35-vjeçar, Eglant Koçi, u zhduk pa lënë gjurmë mesditën e 4 qershorit në Tiranë, pranë sheshit “Wilson”. Familjarët e tij kërkuan ndihmën e policisë pasi Koçi nuk iu përgjigj telefonatave të tyre.


Ndërkohë, Prokuroria e Tiranës ka nisur hetimet për këtë rast, ndërsa dyshohet se bëhet fjalë për një rrëmbim. Sot është arrestuar Enea Zyferi, i cili, sipas hetimeve paraprake, dyshohet se ka ndihmuar autorin e krimit në rrëmbimin e 35-vjeçarit, raporton gazetarja Klodiana Lala.

Motori me të cilin lëvizte Eglant Koçi para zhdukjes së tij u gjet dy ditë më vonë në rrugën “5 Maji” në Tiranë.

Sipas informacionit të deritanishëm, Eglant Koçi punonte si korrier, duke transportuar para në cash për persona që kryenin këmbime të kriptomonedhave.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme