Deri më tani janë mbyllur 18 institute dhe një fakultet privat, përkatësisht një shkollë e lartë profesionale në Maqedoninë e Veriut, Por ministrja e Arsimit dhe Shkencës paralajmëron se në shënjestër janë universitete dhe institute tjera.
“Ministria e Arsimit është në proces të mbylljes edhe të pesë ose gjashtë instituteve të tjera, ndërsa po kryhet monitorim edhe në të paktën pesë universitete”, deklaroi dje ministrja e Arsimit, Vesna Janevska.
Ajo bëri të ditur se në më shumë institucione arsimore janë vërejtur parregullsi në funksionim, ndërsa Ministria po punon për tejkalimin e tyre.
Ajo njoftoi se institucioneve do t’u jepen afate ligjore për të korrigjuar mangësitë dhe parregullsitë e konstatuara, ndërsa ato që nuk do t’i përmbushin kërkesat do të mbyllen.(INA)



