“457 viktima për tre vjet, masat nuk po japin rezultate”

Në gjithsej 31.176 aksidente trafiku në tre vitet e fundit, jetën e kanë humbur gjithsej 457 persona, tregon raporti i Revizionit për sigurinë në trafikun rrugor në vend. Sipas revizorëve, autoritetet kompetente nuk kanë arritur t’i përmbushin synimet e Strategjisë së Dytë Kombëtare për Sigurinë e Trafikut Rrugor për periudhën 2015 – 2020. Megjithëse masat dhe aktivitetet e institucioneve kompetente kontribuojnë në përmirësimin e kushteve për menaxhimin e sigurisë në trafikun rrugor, revizorët vlerësojnë se ato nuk janë efikase për uljen e viktimave në aksidentet e trafikut. Përveç të konstatuarave, revizorët japin rekomandime për përmirësimin e sigurisë në trafik, ndër të tjera edhe përmes një sistemi për monitorimin dhe vlerësimin e efekteve nga aktivitetet e zbatuara. /Alsat.mk

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme