Maqedonia para kolapsit socio-politik dhe para luftës!

Selim Iljazi

Ngërçi politik që mbizotëron në Maqedoni nuk është shkak i së tashmes por i së kaluarës! Ndoshta duhet të khehemi disa shekuj prapa. Apo edhe në fillet e shfaqjes dhe formimeve të shtet-kombeve. Kësisoj është e pamundur njëherësh të kuptojmë, deri sa do të vie dita kur e ardhmja do të përcaktojë fatin e këtij shteti të quajtur Maqedoni. E kaluara mbetet e hidhur gjithësesi. Dhe sipas rrjedhojës asgjë nuk është në krahasim mbi atë që do të jetë e ardhmja. Situata politike dhe shoqërore në Maqedoni është para kolapsit politik dhe atij luftarak. Vetëm emri shtet i ka mbetur dhe mbi të gjitha gjithnjë i njohur edhe para botës si një shtet formal pa emër të pranuar dhe pa ndonjë ndikim në rajon. Institucionet të formuara aq panatyrshëm dhe me rrjedha të paparashikuara. Kushti fillestar i çdo problemi qoftë politik apo social dhe sado i thjeshtë të duket në vështrim të parë kërkon zgjidhje në kohën dhe momentin e duhur, kjo nuk ndodhi në këtë shtet. Duhet të gjendet mënyra dhe rruga mbi ndryshimin e realitetit politik dhe shoqëror përndryshe do e pësojmë keq të gjithë qytetarët e Maqedonis. Shkuar edhe më tej kërkohet ndërhyrje edhe ndryshim për një realitet të ri historik. Kjo vlen sidomos për gjeneratat e ardhshme! Ndikim më të madh negativ do të ketë pikërisht koha kur do të vijë “momenti” në një të ardhme të afërt ku shteti mund të fundoset krejtësisht. Kërkohet ndërhyrje me kohë në momenetin e duhur. Pikërisht atëherë kur shfaqet problemi. Jo atëherë kur një probem fillon të prodhojë probleme të reja. Dhe atëherë kur këto probleme në shumicë të reduktohen dhe vështrohen si një problem i vetëm. Një ndryshim sado i vogël në kushtet fillestare sjell ndryshime të mëdha në kushtet afatgjate.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme