48 pacientë me koronavirus në Infektive, sot lirohen gjashtë të shëruar

Numri i pacientëve që po trajtohen nga koronavirusi në Klinikën Infektive të QKUK-së po bie nga dita në ditë.

Nga raporti i mëngjesit të sotëm, bëhet e ditur se në këtë klinikë aktualisht janë të hospitalizuar 48 raste me koronavirus, shkruan lajmi.net.

Nga ky numër i përgjithshëm 35 raste janë në gjendje stabile, 12 në trajim me oksigjenoterapi dhe përkujdesje intensive.

Ndërsa në mjekimin intensive është një pacient i cili është në gjendje kritike.

Raporti i plotë:

Në klinikën Infektive të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës( QKUK), sot me 23.04.2020, janë të hospitalizuar gjithsej 58 raste.

Prej tyre të sëmurë me Covid-19, janë gjithsej 48 raste.

Gjendja e pacientëve të sëmurë me Covid -19 është si vijon:

35 raste janë në gjendje stabile, 12 raste janë në trajtim me oksigjenoterapi dhe përkujdesje intensive.

Në mjekimin intensiv ndodhet një pacient i cili eshtë në gjendje kritike, në ventilim mekanik dhe përkujdesje intensive.

Sot, do të lirohen nga klinika 6 raste të shëruar nga infeksioni me Covid -19.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme