48-vjeçari kapet duke vjedhur naftë prej një shkolle

Ministria e Punëve të Brendshme njofton se mëngjesin e sotëm është arrestuar një 48-vjeçar nga Manastiri, përcjell TV21. I njëjti është kapur me 260 litra naftë, të cilën e ka marrë nga sistemi i ngrohjes në një shkollë e mesme.

“Më 29.03.2022 në ora 05:15 në rrugën “Fallanga Maqedonase” në Manastir, zyrtarë policorë nga SPB Manastir kanë arrestuar I.M. (48) nga Manastiri. Ai u kap duke vjedhur naftë nga një rezervuar ngrohjeje në një shkollë të mesme të mjekësisë. Tek i njëjti janë gjetur 12 tuba me gjithsej 260 litra naftë. Ai është ndaluar në stacion dhe pas dokumentimit të plotë të rastit ndaj tij do të ngrihet kallëzim sipas nenit 235 nga Kodit Penal”, thuhet në njoftimin e MPB-së.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme