5.3 ton kokainë me vlerë 1 miliard euro/ Ja roli i shqiptarit të arrestuar

Të paktën pesë persona kanë rënë në pranga pas operacionit të zhvilluara nga ‘Guardia di Finanzia’ kundër trafikut të narkotikëve.

Gjatë operacionit në fjalë janë sekuestruar rreth 5.3 ton kokainë, që besohet se mund të kapë vlerën e 1 miliard eurove.

 Të arrestuarit janë: Vincenzo Catalano, Kamel Thamlaoui, Sami Mejri, Yanis Malik Bargas dhe 35-vjeçari shqiptar Elvis Lleshaj.

Për këtë të fundit, koloneli i ‘Guardia di Finanza’, Gianluca Angelini i repartit të Palermos, thotë për gazetaren e RTV Ora News, Alba Kepi se Lleshaj nuk nënshtetas italian, por as një njeri i njohur në botën e krimit. Ai është arrestuar thjesht si pjesë e ekuipazhit të anijes ku po transportohej lënda narkotike.

“I arrestuari shqiptar quhet Elvis LLeshaj, i lindur në vitin 1988 dhe nuk rezulton të jetë banues në Itali. Ai nuk ka precedentë penalë. Ai ishte një nga anëtarët e ekuipazhit të anijes së peshkimit ‘Ferdinando D’aragona’, në bordin e së cilës u gjetën mbi 5.3 ton kokainë. Kokaina ishte transportuar nga anija tregtare Plutus, me flamurin e Palaus, e cila u nis nga Amerika e Jugut (ndoshta Venezuela)”, shprehet në reagimin e tij koloneli i ‘Guardia di Finanza’, Gianluca Angelini.

© SYRI.net

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme