5 traditat e Vitit të Ri që e dallojnë Shqipërinë nga vendet e tjera të botës

Nata e ndërrimit të viteve festohet në gjithë planetin dhe është një festë që bën bashkë anëtarët e familjes dhe njerëzit më të dashur.


Njerëzit, në anë të ndryshme të botës festojnë këtë natë me mënyra të ndryshme, por të gjithë besojnë se dëshirat e tyre do të realizohen në vitin që pason.

Ndryshe nga vendet e tjera të botës, apo edhe mes fqinjëve, nata e vitit të ri tek Shqiptarët festohet ndryshe. Ka disa tradita të cilat na dallojnë nga të tjerët dhe ku merr kuptim fjala ‘shqiptarët’:

  1. Pastrimi i shtëpisë cep më cep

Tradita e mamave shqiptare për të pastruar shtëpinë për Vit të Ri vazhdon edhe sot. Xhamat, dyert, tapetet, çdo gjë duhet të jetë e larë që Viti i Ri të na gjejë të rregullt.

  1. Mish, mish, mish

Ka gjel deti në tryezë por mishit nuk i shmangeni dot. Ka mish në pjatën e parë, të dytën, të tretën dhe në çdo pjatë derisa të vijmë te bakllavaja.

  1. Lufta e fishekzjarrëve

Nga dritarja, ballkoni, oborri i shtëpisë, fishekzjarret nuk mungojnë. Duhet gjithmonë fishekzjarri pak më i madh se i fqinjit. “Luftë” me pak fjalë.

  1. Leku në byrek ose bakllava

Leku nuk duhet të mungojë sepse ikën fati. Po nëse nuk ka bie leku çfarë të bëjmë? Shohim vitin tjetër.

5.Kush do të hyjë i pari në shtëpi?

Thonë që kur të hyn një djalë i vogël në shtëpi, viti do të shkojë mbarë. Akoma më shumë, shqetësimi më i rëndësishëm; të hyj me këmbën e djathtë. Një traditë që vështirë të zbehet.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme