Whatsapp është një nga platformat më të përdorura për komunikim në telefon.
Edhe ju mund të jeni përdorues të rregullt të tij por sa në të vërtetë e keni masterizuar?
E për t’i ditur disa truqe të thjeshta dhe të shpejta të këtij aplikacioni shikoni listën e më poshtme:
- Ruani mesazhin
Klikoni dy herë në mesazh pastaj klikoni në opsionin e ‘yllit’ në të majtën e monitorit per ta ruajtur bisedën në mënyrë që ta gjeni më lehtë herën tjetër, transmeton ORAinfo.
- Gjeni shokun e preferuar
Nëse doni ta dini se më kë flisni më së shumti në Whatsapp atëherë ekziston një mënyrë shumë t thjeshtë për ta marrë vesh;
Për iPhone: settings > data and storage use > storage use.
Për përdoruesit Android: settings > chat > chat history > email chat.
- Mos i ruani fotografitë dhe videot automatikisht
Fotografitë dhe videot që dërgohen në Whatsapp ruhen automatikisht dhe kjo mund tu marrë shumë hapësirë në telefonin tuaj.
Në Iphone: settings > chats, opsionin ‘save incoming media’ kthejeni në ‘off’.
- Bëjeni ‘chatin’ pa zë (mute chat)
E dimë se bisedat në grupin e shoqërisë shumë shpesh janë të lezetshme dhe qesharake. Por nganjëherë ndodh që pikërisht ju të mos jeni pjesë e një bisede të caktuar prandaj iu duhet që ta ‘shurdhni’ bisedën e vazhdueshme. Krejt çka duhet të bëni është që të klikoni në opsionin ‘Mute’ posa ta hapni dritaren e chatit.
- Eksportoni bisedën
Nëse keni bërë një bisedë që do të donit ta ruanit atëherë ju mundeni ta transferoni atë nënjë vend të sigurt.
Për përdoruesit e telefonave Android: klikoni në menu > more > email chat.
Kurse për përdoruesit e Iphone, opsioni për të eksportuar bisedën figuron në secilën dritare të bisedave tuaja.