5 vite burg për shitje të votës në Maqedoni

Shitja e votave në këto zgjedhje mund t’ju kushtojë shtrenjtë, tashmë jo vetëm atyre që ofrojnë para ose favore të tjera, por edhe vetë qytetareve që do të pranojnë të shesin votën e tyre.

Ndryshimet e reja në Kodin Penal parashikojnë denim me së paku 5 vite burg e me shume per ate qe do ta shes votën e tij. I njejti denim vlen edhe per ate që do ta blejë votën e qytetarit.

Dënimi prej të paktën 5 viteve burg parashikohet jo vetëm në rastet kur merren parate, por edhe në ato raste kur premtohet ose dakordohet shitja e votes dhe ende pa marrë shpërblimin e fituar. Në Neni 162 të Kodit Penal thuhet se: “Ai qe personit me të drejtë vote i ofron, jep ose premton shpërblim ose interes tjetër, me qëllim që ta përfitojë që mos ta kryejë ose si ta kryejë të drejtën e zgjedhjes, do të dënohet me burg prej së paku viteve.

Me dënimin e nenit 1 do të dënohet edhe personi me të drejtë vote i cili do të kërkqjë per vete shpërblim ose interes tjetër, ose do te pranojë dhuratë ose interes tjetër, per ta kryer, mos ta kryejë ose si ta kryejë të drejtën e zgjedhjes». Kodi Penal parashikon dënime me burg edhe per shkeljen e privatësisë së votimit që në shumë cikle të kaluara zgjedhore është përfolur si një formë tjetër e presionit dhe shitjes se votes. Me keq do të kalojnë personat zyrtarë të cilët do të dënohen nga 5 vite burg e me lartë vetëm nëse tentojnë të pyesin dhe mësojnë se per kend ka votuar nje qytetarë. Në ndërkohë, në Nenin 163 thuhet se: “Ai që gjatë zgjedhjeve ose  ate votimit do ta shkel privatësinë, do të dënohet me së paku tre vite burg.

Nëse veprën e paragrafit 1 e kryen ndonjë anëtarë i organit zgjedhorë ose person tjetër zyrtarë gj ate kryerjes së detyrës zyrtare lidhur me zgjedhjet ose votimin, do të dënohet me të paktën pesë vite burg”.
Ndryshimet e reja ne Kodin Penal parashikojnë dënime rigoroze edhe per personat të cilët do të pengojnë procesin zgjedhor në të gjitha fazat, ditën e votimit, shpalljen e rezultateve, dëmtimin e materialit zgjedhor dhe vepra të tjera. Dënimi minimal per pjesën dërmuese të këtyre veprave fillon nga 3 gjegjësisht 5 vite burg duke u rritur varësisht nga natyra e veprës dhe dëmet e shkaktuara.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme