Spitali i Gjilanit ka hapur tender për blerjen e një ultrazëri. Fituesi është përzgjedhur, ndërsa ende nuk është nënshkruar kontrata.
Por aparaturën për të cilën do t’i shpenzojë mbi 50 mijë euro, ky spital tashmë e ka, shkruan sot Koha Ditore.
Para rreth dy muajsh Banka Botërore ia ka dhënë donacion ultrazërin këtij spitali. Megjithatë, ky institucion nuk ka bërë kërkesë që të anulohet ky tender.
Ushtruesi i detyrës së drejtorit të Spitalit të Gjilanit, Agim Kryeziu, e ka pranuar se nuk e kanë anuluar tenderin.
“Ne nuk e kemi ditur që do të marrim donacion, andaj e kemi filluar këtë blerje”, ka thënë ai