Një person i moshës 52 vjeçare ka ndërruar jetë në pasditen e sotme në fshatin Herticë të Komunës së Podujevës.
I ndjeri ka qenë punëtor VALA-së, dhe në momentin kur ai ka ndërruar jetë ka qenë duke shkuar për në vendin e tij të punës, ku punonte si rojë në fshatin Herticë të Podujevës, bashkë me një koleg të tij.
Sipas mjekut kujdestar, ai ka pësuar atak në zemër.
Trupi i tij ka qëndruar për disa orë në vendin e ngjarjes në pamundësi të shkuarjes së ekipeve të emergjencës në vendin ku ka ndodhur vdekja e 52 vjeçarit.
Është dashur që disa banorë të zonës, ta zhvendosin trupin e punëtorit të kompanisë telefonike në Kosovë deri tek ekipet e emergjencës.
Vdekjen e punëtorit e ka konfirmuar për Gazetën Express, Antigona Çitaku-DIbrani, shefe e operativës në stacionin e Policisë në Podujevë.
“…Sot rreth orës 12:40, stacioni policor i Podujevës është informuar se në fshatin Herticë ku është antena e Valës, një person, është gjetur pa shenja jete. Personi është rreth 52 vjeç si dhe i njëjti ka qenë duke shkuar për në vendin e tij të punës. Mjeku kujdestar ka konstatuar se personi ka vdekur si pasojë e sulmit në zemër”, ka thënë ajo.
Ajo bëri të ditur se trupi i pa jetë i viktimës është dërguar për obduksion. Si dhe rasti është cilësuar si vdekje e dyshimtë.
“Personi ka qenë i shoqëruar nga një person tjetër. Policia dhe mjekësia ligjore kanë dal në vend të ngjarjes. Rasti është cilësua si vdekje e dyshimtë, trupi shkon në obduksion”, ka shpjeguar ajo.
“Rruga ka qenë e bllokuar. Trupi I tij ka qëndrua disa orë në vendin e ngjarjes për shkak të vështirësive”, ka treguar për rastin shefja e stacionit policor në Podujevë./GazetaExpress/