Një 55-vjeçar nga Kosova ka tentuar të fusë në Shqipëri 16 000 euro të padeklaruara.
Shtetasi me iniciale G.M po ngiste një mjet të tipit “Audi” dhe gjatë kalimit të tij në kufirin doganor ai është kaluar për një kontroll të detajuar, ku nisi dhe procedimi i tij në gjendje të lirë.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Kukës, për veprime të mëtejshme.
PKK Morinë
Tentoi të fuste në Shqipëri, 16 000 euro, pa i deklaruar, procedohet penalisht 55- vjeçari (shtetas kosovar).
Sekuestrohet shuma e parave.
Shërbimet e Policisë Kufitare kanë rritur vigjilencën për goditjen e paligjshmërive në kufi. Në këtë kuadër, në bashkëpunim me autoritetet doganore, në hyrje të RSh-së, është kaluar në vijën e dytë, për kontroll të detajuar, automjeti tip “Audi” me drejtues shtetasin kosovar G. M.
Gjatë kontrollit u gjetën 16 000 euro, të cilat ky shtetas po tentonte t’i fuste në Shqipëri, pa i deklaruar konform ligjeve në fuqi.
Në vijim të veprimeve procedurale për rastin, u referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin kosovar G.M., 55 vjeç, banues në Kosovë, për veprën penale “Mosdeklarimi në kufi i të hollave dhe i sendeve me vlerë”.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Kukës, për veprime të mëtejshme.