58 vjeqari vdes nga kafshimet e pitbullit

Kafshimet e një qeni të racës pitbull i kanë shkaktuar vdekjen një 58-vjeçari nga Elbasani, Rifat Bajramit.
Bajrami ka humbur jetën sot pas disa ditëve lëngim në spitalin e Elbasanit.

Pas kafshimit të qenit, ai kishte pësuar trombozë.

Ky nuk është rasti i vetëm në Shqipëri me kafshime nga qentë agresivë si pitbullë. Një vit më parë, një kryefamiljar e qëlloi me armë dhe e vrau një qen të tillë pasi ai i rrezikoi jetën gruas dhe fëmijës së tij.

Jashtë vendit, një foshnje shqiptare rreth 1 vjeçe humbi jetën nga kafshimet e dy qenve pitbullë që gjyshi i saj i mbante në shtëpi. Loja e fëmijës me qentë përfundoi me vdekjen e tmerrshme të fëmijës nga kafshimet, shkruan syri.net.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme