Përkundër shumë thirrjeve, shqiptarët vazhdojnë të kërkojnë azil në shtetet e Bashkimit Evropian.
Eurostat raporton se numri i shqiptarëve ka arritur 5900 dhe bëhet fjalë për azilkërkues për herë të parë të regjistruar në shtetet respektive. Këto statistika janë regjistruar për tre mujorin e tretë të vitit 2017, shkruan ‘monitor’.
Gjatë tremujorit të tretë të vitit 2017, në përgjithësi kanë kërkuar azil 164 300 persona, përcjell albinfo.ch.
Kjo do të thotë se numri i aplikuesve të azilit të regjistruar në tre tremujorët e parë të vitit 2017 mbetet rreth niveleve të regjistruara në 2014 dhe jo me fluksin e vitit 2015.
Me 26 600 kandidatë për herë të parë ndërmjet korrikut dhe shtatorit 2017, sirianët kanë mbetur nënshtetësia kryesore e njerëzve që kërkojnë mbrojtje ndërkombëtare në Shtetet Anëtare të BE-së, përpara irakianëve 12 500 aplikantë për herë të parë, afganistanëve dhe nigerianëve (të dy rreth 9 900), eritreanët 7 300 dhe shqiptarët 5 900.