6 migrantë gjenden në një kamion në Gjilan, nis hetimi për kontrabandë

Policia e Kosovës ka nisur hetimet për një rast të dyshuar të kontrabandës me migrantë, pasi gjashtë shtetas të huaj u gjetën në një kamion në Gjilan.

Sipas njoftimit të policisë, rasti ka ndodhur të shtunën rreth orës 11:05, kur autoritetet pranuan një informatë se gjatë shkarkimit të mallrave nga një kamion, në rimorkio ishin hasur disa persona.

Njësitë policore dolën menjëherë në vendin e ngjarjes, ku konstatuan se në rimorkio ndodheshin gjashtë persona meshkuj, shtetas të huaj. Ata, së bashku me drejtuesin e kamionit, u shoqëruan në stacionin policor, ku procedurat u zhvilluan në prani të prokurorit.

Pas intervistimit, shtetasve të huaj u janë lëshuar vërtetime për akomodim, në përputhje me procedurat ligjore, dhe më pas janë liruar.

Ndërkaq, edhe drejtuesi i kamionit, i dyshuar në këtë rast, është liruar në procedurë të rregullt, pas inicimit të rastit dhe konsultimit me prokurorin.

Rasti është cilësuar si “Kontrabandë me migrantë” dhe mbetet në fazën e hetimeve.

 

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme