6 përbërësit e domosdoshëm për kuzhinën tuaj

 

 

Këta përbërës janë baza e çdo kuzhine që promovon shëndet të mirë, prandaj sugjerojmë që t’i keni gjithmonë nëpër duar

  1. Oriz

Përbërësi më i rëndësishëm për çdo kuzhinë është orizi. Mund të gatuhet në mënyra të ndryshme, si risotto, pilaf, paella, pudding orizi, fërgesë orizi etj. Dhe është shumë i lirë, duke e bërë kështu miqësor për buxhetin tonë.

  1. Domate në kavanoz

Domatet mund t’i përdorni gjithashtu në shumë receta. Mund të bëjmë supë, sos për pasta, chilli etj. Është shumë praktike nëse domatet janë në kavanoz, të copëtuara, dhe gati për t’u përdorur. Darka juaj do përshpejtohet shumë.

  1. Çokollatë e zezë

Është një nga ato gjërat që tingëllojnë luksoze por nuk janë. Çokollata e zezë ka shumë benefite shëndetësore nëse konsumohet me masë. Gjithashtu mund të inkuadrohet në shumë receta, si puding, torta të ndryshme dhe deserte, gjithashtu mund ta copëtojmë shumë imët dhe ta shpërndajmë në tost të ngrohtë në mëngjes- një vaktëz shumë e lezetshme!

  1. Erëza të freskëta

Majdanoz, rozmarinë, mentë, borzilok etj. Këta përbërës mund të çojnë një recetë të thjeshtë në një nivel tjetër shijeje.

  1. Fasule në kavanoz

Ky super-ushqim është i mbushur me fibra dhe proteina, por merr shumë kohë për t’u gatuar. Prandaj, sugjerojmë që të mbani gjithmonë në frigorifer disa kavanozë me fasule të ndryshme. Të bardha, të zeza, të kuqe etj, për receta të shëndetshme dhe të shijshme.

  1. Perime të ngrira

Ndonjëherë perimet e ngrira janë shumë më të lira se ato të freskëtat, pa humbur asnjë nga vlerat ushqyese. Është shumë praktike për një darkë të shpejtë nëse keni perime të ngrira në frigorifer.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme