6+ thotë se janë për Qeveri të re, nuk duan zgjedhje

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi pas takimi me liderin e Nismas, Fatmir Limajn dhe atë të AAK’së, Ramush Haradinajn,  zhvilloi konsulta edhe me Grupin Parlamentar “6 Plus”.

Përfaqësuesi i 6+, Albert Kinolli, tha se nuk janë të pajtimit që të shkohet në zgjedhje në këtë kohë pandemie.

Ata duan një Qeveri të re dhe stabile në Kosovë, duke pasur parasysh rrethanat dhe situata që Kosova po gjendet në këto momente.

“Sot si Grup Parlamentar 6Plus me ftesë të presidentit kemi qenë të ftuar në një takim të përbashkët pas mocionit të ngritur ndaj Qeverisë. Ne si GP, sa j përket kësaj situate ekzistojnë dy çështje; shpërndarja e presidentit dhe shkuarja në zgjedhje të parakohshme dhe formimi i një qeverie të re dhe stabile. Ne si 6Plus jemi të mendimit që deri më tash askush nuk ka vdekur nga zgjedhjet por për shkak të situatës me pandeminë. Janë në pyetje jetët e qytetarëve. Ne mendojmë se tani për momentin nuk është koha që qytetarët t’i ekspozohen rrezikut t’i ftojmë në tubime e të shkojmë në zgjedhje. Askush nuk është kundër zgjedhjeve por në situatën që gjendemi ne mendojmë që nuk jemi të gatshëm që të shkojmë në zgjedhje. Për komentin të jemi konstruktiv dhe të japim kontributin tonë që në një të afërme të formojmë një qeveri të re e stabile”, tha Kinolli.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme