6 viktima në një derë/ Pse e vrau Adriani familjen e tij

Një krim i rëndë tronditi Gjermaninë dy ditë më parë. Një person i quajtur Adrian S. vrau prindërit e tij dhe katër anëtarë të tjerë të familjes.

Ngjarja ndodhi pikërisht një ditë përpara se mamaja e Adrianit, Sylvia S., të merrte pjesë në ceremoninë mortore të nënës së saj.

Në rreshtin e parë të homazheve, disa stola janë bosh. Babai i Sylvia-s, Wolfgang K. mban një fjalim.

“Kam një lajm të keq. Nipi ynë, Adrian, i cili merret me sportin e qitjes, ka vrarë një pjesë të madhe të familjes së tij: vajzën tonë Sylvia, dhëndrin Klaus, nipat Carolin dhe Holger, motrën e Klaus dhe burrin e saj. Gjyshërisht nga ana e babait janë plagosur rëndë dhe ndodhen në spital”.

Ajo që ndodhi në fshatin e vogël me 5 mijë banorë akoma nuk është zbardhur plotësisht. Thuhet se Adrian S. ishte një tip i qetë, që e kalonte shumicën e kohës duke luajtur lojëra kompjuterike dhe duke bërë ndonjë mashtrim të vogël.

BILD raporton se krimi ka ndodhur për shkak të një sherri për trashëgiminë e pasurisë.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme