Janë shënuar edhe gjashtë viktima të reja në Maqedoninë e Veriut nga pandemia Covid-19, duke e çuar në 44 numrin e përgjithshëm të viktimave.
Ashtu siç ka bërë të ditur Institutii Shëndetit Publik në këtë vend, nga dy viktima janë me vendbanim nga Shkupi dhe Kumanova, një në Prilep dhe një në Veles.
Të vdekurit nga kjo sëmundja sikurse edhe rastet tjera, janë të moshuar të cilët kanë vuajtur edhe nga sëmundje të tjera kronike.
Ndërkaq, në këtë vend numri i të infektuarve është rritur në 910.
Qeveria e Maqedonisë ka miratuar masa të reja për fundjavë, kur do të jetë edhe festa e Pashkëve ortodokse, me qëllim të ndalimit të grumbullimit të qytetarëve nëpër objekte fetare apo hapësira tjera publike.
Me këtë rast, do të vendoset orë policore apo ndalim të plotë të lëvizjes nga e premtja në orën 16:00 deri të martën në orën 05:00.