6 vjet nga rasti “Monstra”, të akuzuarit presin drejtësia të vihet në vend

Viktimat ishin Filip Sllavkovski, Aleksandar Naqevski, Cvetanço Ackovski dhe Kire Tërpkovski të moshës prej 18 deri në 21 vjeç nga lagjja Radishan, si dhe 45 vjeçari, Borçe Stevskovski, nga fshati Creshevë. Autopsia e trupave të të vrarëve tregoi se ndaj tyre është shtënë nga tre armë të ndryshme zjarri, sepse forenzikët gjetën 3 lloje të ndryshme gëzhojash, gjë që çoi në dyshimin se vrasja makabre ka më shumë autorë.
Gishti i fajit në atë kohë u drejtua ndaj 6 personave, të cilët u dënuan me burgim të përjetshëm. Alil Demiri, Afrim Ismailoviq, Agim Ismailoviq, Fejzi Aziri, Haki Aziri dhe Sami Luta, që në fillim këmbëngulën se nuk kanë asnjë lidhje me vrasjen. Askush nuk i dëgjoi. Rasti u kthye në rigjykim vetëm pas dëgjimit të bisedave të përgjuara, që tashmë janë në duart e Prokurorisë Speciale. Të akuzuarit dhe familjarët e tyre presin që drejtësia të vihet në vend.
“Mendoj se janë krijuar kushtet për një gjykim fer dhe së fundi meqë e ka marrë nën ingerenca të veta PPS, gjë që do ta plotësojë me kërkesën që u bë për dëshmitar të mbrojtur, ka gjasa që përfundimisht të zbardhet rasti dhe këta të akuzuar të jenë të lirë”,- u shpreh familjari i të akuzuarve, Bedri Ajdari.
Avokati mbrojtës, Naser Raufi, thotë se Specialja ka kapacitetin e duhur të gjejë fajtorët e vërtetë të rastit, me çka klientët e tij do të lirohen nga akuza.
“Duke pasur parasysh që shqetësimi nga ana e Prokurorisë Speciale ka qenë që më 2 vjet dhe mendoj që posedon Prokuroria Speciale edhe dëshmi se kush janë fajtorët e vërtetë. Mendoj që do të zbardhet ky rast”,– theksoi avokati mbrojtës, Naser Raufi.
Kryeministri Zaev thotë se zbardhja e rasteve të tilla kthen besimin e qytetarëve në organet e drejtësisë. Çdo manipulim me të vërtetën, sipas Zaevit, do të ndikonte në kthimin prapa si shtet demokratik.
“Jam takuar edhe me nënat e fëmijëve të vrarë dhe pjesëtarët e tjerë të familjes, para dy muajve. Dhe të gjithë jemi pajtuar se tani duhet t’i lihet organeve gjyqësore ta zbardhin të vërtetën dhe ta sjellim të drejtën për këtë rast. Vetëm përmes të vërtetës së plotë dhe përmes drejtësisë së plotë qytetarët do të munden ta dinë të vërtetën rreth rastit”,- deklaroi kryeministri, Zoran Zaev.
Rigjykimi për rasti “Monstra” para gjykatësve të rinj pritet që të fillojë më 17 prill, ku do të prezantohen edhe incizime nga bisedat e përgjuara.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme