62 ndërmarrje në dorë të uzurpatorëve

Agjencia Kosovare e Privatizimit (AKP) ende nuk ka arritur që t’i lirojë edhe 62 asete nga uzurpatorët e identifikuar, ndonëse një aksion të tillë bashkë me Policinë dhe Prokurorinë e kishin nisur në prill të këtij viti. Por, pas këtij aksioni AKP-ja në mënyrë simbolike ka vazhduar me lirimin e pronave të uzurpuara, madje për një kohë të gjatë nuk është marrë ndonjë aksion.

Por, pavarësisht kësaj zyrtarë të Agjencisë Kosovare të Privatizimit (AKP) ka thënë se aksioni për lirimin e pronave të uzurpuara po vazhdon dhe nuk është ndërprerë, shkruan gazeta Zëri.

Zëdhënësi i Agjencisë Kosovare të Privatizimit (AKP), Ylli Kaloshi ka thënë se kanë mbetur edhe 62 raste të uzurpimeve.
Ai thotë se Bordi i Drejtorëve nuk ka diskutuar asnjëherë për ndërprerje të aksioneve për lirimin e aseteve të ndërmarrjeve shoqërore nga shfrytëzuesit e paligjshëm. Përkundrazi, sipas tij, menaxhmenti e informon në vazhdimësi Bordin e Drejtorëve me ecurinë e procesit të lirimit të aseteve nga shfrytëzuesit jolegalë dhe me rezultatet e deritashme nga aksionet e ndërmarra.

“Aksionet për lirimin e pronave nga shfrytëzuesit e paligjshëm po vazhdojnë dhe nuk janë ndërprerë. AKP-ja po vazhdon me të gjitha aktivitetet ligjore që kanë për qëllim lirimin e pronave nga shfrytëzuesit e paligjshëm në gjithë territorin e Republikës së Kosovës pa dallim dhe siguron se të gjitha asetet e ndërmarrjeve shoqërore, të cilat janë nën juridiksionin e AKP-së, do të lirohen nga posedimet/përdorimet e jashtëligjshme apo uzurpimet gjithnjë në bashkëpunim me institucionet e rendit, në përputhje me mandatin ligjor të dhënë me Ligjin e AKP-së, të miratuar nga Kuvendi i Republikës së Kosovës. Aksionet për dëbimin e uzurpatorëve do të ndërmerren në gjithë territorin e Republikës së Kosovës pa dallim”, ka thënë ai.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme