“65 % e grave në politikë viktima të dhunës”

65 për qind e grave që merren me politikë kanë thënë se kanë qenë viktimë e dhunës. Kështu thotë Aleksandra Cvetkovska, Drejtore Programesh pranë NDI.

Ajo thotë se këto rezultate kanë dalë nga një studim i bërë me gra dhe vajza në politikë nga 10 parti në Maqedoninë e Veriut. Ajo thotë se nga një studim tjetër del se që gratë që të merren me politikë një herë “duhet të jenë të dëshmuara” kurse burrave “u jepet shans të dëshmohen”.

Znj. Cvetkovska ishte e ftuar në emisionin “Programi 200” (që transmetohet sot në ora 18.00). Pjesë e emisionit ishte dhe Rita Behadini, aktivistja e barazisë gjinore e cila thotë se Partitë Shqiptare i mbajnë gratë në parti veç në forume grash pa pushtet real, dhe sipas saj shumë gra po tërhiqen nga politika sepse nuk marrin peshën e duhur edhe pse japin shumë kontribut.

Të dyja bashkëfolëset në program thanë se Kandidatët për president deri më tani nuk kanë adresuar çështje të barazisë për gratë, edhe pse ato janë 50 për qind e elektoratit.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme