Gazeta britanike “Sun” ka shkruar se 65 persona të cilët janë të zhdukur mund të kenë vdekur nga zjarri brenda Kullës në Londër.
Policia ka deklaruar se 17 vetë kanë mbetur të vdekur nga zjarri, ndërsa numri i të vdekurve pritet të rritet, shkruan Reuters, transmeton Indeksonline.
Kur u pyet të enjten komandanti i policisë së Londrës, Stuart Cundy nëse numri i të vdekurve mund të kalojë 100, tha: “Do të doja të shpresojë se nuk do të ketë shifra të trefishta”, shkruan Reuters.