7 persona në pranga për shitje dhe përdorim të drogës

Policia ka kapur shtatë trafikues droge që kanë shitur narkotikë të ndryshëm në Veles. Siç njoftojnë nga Ministria e Punëve të Brendshme, është arrestuar një 17 vjeçar nga Sveti Nikolla, një 20 vjeçar dhe një 39 vjeçar nga Gostivari, një 25 vjeç nga Negotina, dy shkupjan nga 28 vjeç dhe një 31 vjeçar nga Velesi i cili është kapur duke shitur drogën. Trafikuesit policia ia ka gjetur mbi 600 euro në dorë.
“Në afërsi të liqenit “Mlladost” është arrestuar një 31 vjeçar nga Velesi të cilin policia e ka kapur teksa shiste drogë. Atij i janë konfiskuar tetë bankënota prej 2 mijë denarësh, një bankënotë prej 500 denarësh, një prej 1 mijë denarësh, katër nga 50 euro, dy nga 20 euro, dy nga dhjetë euro, një banknotë prej 5 eurosh. Janë gjetur edhe dy kartela bankare, një peshore digjitale, katër paketime me material bimor, një xhoint dhe katër paketime rizlla ose gru i grimcuar”, thuhet në njoftimin e MPB-së.
Në mënyrë plotësuese këtij personi i janë konfiskuar edhe 300 gram marihuanë të paketuar në qese të tejdukshme najloni. Personat e tjerë janë arrestuar në një aheng muzikor në Veles.
“20 dhe 39 vjeçarët nga Gostivari dhe 28 vjeçari nga Shkupi, janë arrestuar në parkun e qytetit në Veles gjatë një ahengu me muzikë tehno. Atyre u janë gjetur sasi më e madhe e tabletave me ngjyrë të bardhë, materiale bimore dhe shtatë mijë denarë”, thonë nga MPB.
Në ahengun e njëjtë janë kapur edhe 25 vjeçari nga Negotina dhe 17 vjeçari nga Sveti Nikolla të cilëve policia ua ka konfiskuar një sasi të konsiderueshme të narkotikëve në formë puhuri, tableta dhe materiale tjera bimore. Pasi të jenë mbledhur të gjitha provat e nevojshme policia do të ngrejë kallëzim penal me dyshimet për tregti të paligjshme me drogë.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme