Ish-deputeti i LSI-së, Petrit Vasilii i cilëson “paranoja fizike dhe politike” paralajmërimet e kryeministri Edi Rama se ekziston mundësia që 70% e popullatës të infektohet me koronavirus.
Në një postim në “Facebook”, Vasili shkruan se nuk duhen krijuar fatalitet mbi hamendje dhe se “pandemia kurre nuk mund te jete nje shesh ku politika te gatuaje persheshin e perhershem vicioz”.
“Pandemia e coronavirusit eshte nje emergjence shendetesore dhe duhet perballur si e tille, pra me kujdes maksimal dhe respektim te rregullave. Po Pandemia kurre nuk mund te jete nje shesh ku politika te gatuaje persheshin e perhershem vicioz ku ne fund te te cilit traumatizohen qytetaret. Kryeministri i Shqiperise ka folur per mundesine e infektimit te 60 – 70% te popullates, maleve me njerez, qe humbin jeten, mortje e tmerrshme, bomba ne trup qe do te shperthejne etj etj. Le t’ja leme atij paranojat fizike dhe politike.“
Vasilli ka sjellë në vëmendje gripit stinor, për të cilin tha se shkakton 280 mijë deri në 610 mijë vdekje në vit, ndërsa vetëm vitin e kaluar në SHBA u prekën 35.5 milionë njerëz.
“Cilat jane te dhenat e perhapjes ne popullate, shtrimit ne spital dhe vdekjeve nga Gripi Stinor ne Amerike sipas CDC Amerikane institucionit me autoritar ne bote per kontrollin dhe parandalimin e semundjeve. Vetem gjate sezonit 2018- 2019 jane semuruar vetem ne SHBA 35.5 milion njerez, jane shtruar ne spital 490 mije prej tyre dhe kane humbur jeten 34 mije e 200 paciente. Ne sezonin 2017-2018 vdekje lidhura me Gripin Stinor ishin rreth 61 mije vetem ne SHBA. Vdekje ne gjithe boten qe lidhen me Gripin Stinor jane mesatarisht nga 290 deti ne 610 mije cdo vit sipas OBSH. Ndersa ne pikun e epidemise se Gripit Stinor mund te preken rreth 1 miliard njerez. Keto jane te dhenat per Gripin Stinor me te cilin bashkejetojme cdo vit gati pa u vene re. Krahasimi me shifrat e Pandemise nga coronavirusi jane teper te thjeshta dhe diferencat shume te dukshme e teper te medha. Ndaj kujdes maksimal ndaj pandemise, por ne asnje menyre fatalitet bazuar mbi fakte dhe hamendje.”