75 ditë revoltë kundër qeverisë, mbyllet protesta para Kryeministrisë. Nesër zbarkon në shesh Diaspora

Është mbyllur mbrëmjen e kësaj të enjte protesta e 75-të radhazi në Tiranë, pas disa orësh tubimi dhe marshimi në rrugët e kryeqytetit.

Tubimi nisi në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, ku protestuesit shprehën kundërshtimin ndaj qeverisë dhe kërkuan dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama.

Pas fjalimeve, qytetarët vijuan marshimin në disa prej akseve kryesore të Tiranës, duke shoqëruar protestën me thirrje kundër qeverisë.

Në përfundim të marshimit, protestuesit u shpërndanë pa incidente, duke shënuar mbylljen e ditës së 75-të të protestave. Protestuesit kanë paralajmëruar vijimin e tubimeve edhe në ditët në vijim.

The post 75 ditë revoltë kundër qeverisë, mbyllet protesta para Kryeministrisë. Nesër zbarkon në shesh Diaspora appeared first on Gazeta Shqiptare Online.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme