Ka nisur dita e 76-të e protestës së qytetarëve kundër qeverisë së kryeministrit Edi Rama. Protestuesit janë mbledhur në Sheshin “Skënderbej”, ndërsapritet t’u bashkohen edhe qytetarë të ardhur nga diaspora.
Organizatorët kishin paralajmëruar më herët se datat 14, 15 dhe 16 gusht do të shoqëroheshin me tubime masive, duke llogaritur edhe praninë e emigrantëve që ndodhen në Shqipëri gjatë sezonit veror.
Protesta në Sheshin “Skënderbej” vijon prej më shumë se dy muajsh. Gjatë tubimeve të mëparshme, pjesëmarrësit kanë përdorur sloganet “Shqipëria kërkon revolucion”, “Poshtë korrupsioni”, “Drejtësi për qytetarët”, “Rama në burg, Berisha në burg” dhe “Nuk ka kthim pas”.
Lëvizja nisi si reagim kundër projektit të investimit prej 4 miliardë eurosh në zonën e Zvërnecit dhe më pas organizatorët shtuan kërkesa politike dhe sociale.
Ata kërkojnë dorëheqjen e qeverisë, shfuqizimin e ligjit për statusin e investitorëve strategjikë, anulimin e “Paketës së Maleve”, si dhe kundërshtojnë ndryshimet në ligjin për zonat e mbrojtura dhe ligjin për trashëgiminë kulturore. Sipas organizatorëve, këto nisma cenojnë interesin publik dhe pasuritë natyrore e kulturore të vendit.
The post 76 ditë protestë, Diaspora zbret në shesh; mijëra qytetarë “pushtojnë” Kryeministrinë appeared first on Gazeta Shqiptare Online.



