Dalibori na bëri konak për të na treguar historinë e jetës së tij. Ky i ri nga fshati i boshatisur Stracin i Kratovës, katër vjet më parë është martuar me Artën, nuse, që e ka marrë nga Shqipëria, dhe me të cilin kanë tre fëmijë. Ai na tregon se me ndihmën e një ndërmjetësuesi, kanë arritur të bien dakord që të martohen e të lidhin kurorë.
Dalibori na tregon se ka edhe tarifa për ata që kërkojnë nuse shqiptare. Ai përmend një person nga Prilepi, i cili, kinse për qerasje, iu kërkon shuma të ndryshme parash, djemve beqarë që fatin e tyre të jetës e kërkojnë përtej kufijve.
“Ata janë dy persona, për tjera raste nuk dimë. A ju ka kërkuar para Volje të kryhet kjo punë? Jo, vetëm nëse e qeras diçka. Sa është kjo qerasje? Varet se sa të kërkon. Sa është kjo qerasje, për shembull? Diku 500 euro sigurisht, por mundet të jetë edhe 1.000 euro ajo qerasje”, tha ai.
Arta tregon se në familjen e babait kanë qenë myslimanë, por me lidhjen e kurorës me Daliborin asaj i kanë kërkuar që të konvertohet në fenë ortodokse. Ajo këtë na dëshmon edhe me fotografitë nga albumi i dasmës së tyre që e tregon ceremoninë e ndërrimit të fesë nga prifti i fshatit.
“Ja ky është prifti. Kur je martuar je bërë krishtere ortodokse? Po, po! Ashtu ke dashur ti apo të kanë thënë këta? Po, ishte tradita e këtyre të bëhem krishtere ortodokse. A të kanë treguar para se të martohesh? Po, me kanë treguar. Do të thotë që
vetë ke pranuar të konvertosh fenë? Po, vetë, iu kam thënë s’ka problem”, tha ajo.
Arta apelon tek institucionet e Maqedonisë që t’i japin sa më shpejt nënshtetësinë për të mos mbetur fëmijët e saj pa asistencë sociale, përmes së cilës do të zbutej gjendja e tyre e vështirë ekonomike.
Sipas banorëve të këtij fshati, vetëm në komunën e Kratovës janë marrë 78 nuse nga ky shtet fqinj. Strancini që dikur ka pasur 2 mijë banorë sot ka ngelur me rreth 100 banorë, edhe ate kryesisht të moshuar, ndërsa rinia është zhvendosur nëpër qytete dhe jashtë shtetit. Ata që kanë ngelur e kanë vështirë për të gjetur nuse nga vendi, andaj thonë se ishin të detyruar të martohen me nuse nga Shqipëria, për të cilat kanë paguar para. /TV21