Rreth 800 persona nga Ballkani Perëndimor kanë luftuar në anën e Shtetit Islamik, në Siri dhe Irak.
Këtë e ka bër të ditur kreu i Europolit, Rob Ueinrajt në hapjen e takimit të kësaj organizate që u mbajt në Presidencën Bullgare të Këshillit të BE-së.
Ueinrajt paralajmëroi se Bullgaria dhe të gjitha vendet evropiane janë të kërcënuara nga terrorizmi, transmeton lajmi.net.
Sipas tij, kërcënimet kryesore për Evropën janë zgjerimi i aktiviteteve terroriste si dhe kërcënimet kibernetike dhe grupet kriminale që ekzistojnë në disa vende.
“Shpresoj që kërcënimet të ulen por në shumë vende grupet e radikalizuara janë mjaft aktive dhe ne kemi forcuar kapacitetet dhe e kemi bërë të vështirë për terroristët që të kryejnë aktivitetet e tyre”, ka thënë ai.
Ndryshe, Europol kreu rreth 1600 aksione gjatë vitit të kaluar./Lajmi.net/